• e diel, 22 dhjetor 2024

Kuleba mbërriti në Pekin për bisedimet për paqe në Ukrainë

Kuleba mbërriti në Pekin për bisedimet për paqe në Ukrainë

 Pekin, 23 korrik 2024 (MIA) - Ministri ukrainas i Punëve të Jashtme   Dmytro Kuleba sot ka mbërritur për një vizitë treditore në Pekin, ku me homologun e tij kinez Vang Ji do të bisedojë  për gjetjen e mënyrave për vendosjen e paqes në Ukrainë.

 Ai theksoi se priten bisedime të gjera, të detajuara, domethënëse me Vang Jin në rrugën drejt një paqeje të drejtë, transmeton Ukrinform.

 "Duhet të shmangim konkurrencën midis planeve të paqes. Është shumë e rëndësishme që Kievi dhe Pekini të hyjnë në një dialog të drejtpërdrejtë dhe shkëmbim të qëndrimeve", theksoi Kuleba.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR