• e shtunë, 11 maj 2024

KSHZ: Nga 89,98 për qind e votave të numëruara, Siljanovska Davkova 324.177, Pendarovski 161.393, Osmani 110.903 vota

KSHZ: Nga 89,98 për qind e votave të numëruara, Siljanovska Davkova 324.177, Pendarovski 161.393, Osmani 110.903 vota

Shkup, 24 prill 2024 (MIA) - Gordana Siljanovska Davkova e mbështetur nga VMRO-DPMNE dhe Stevo Pendarovski i mbështetur nga LSDM dhe koalicioni hyjnë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen më 8 maj, njëkohësisht me zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare në vend.

Sipas rezultateve të para dhe jozyrtare që në konferencë për media i publikoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) nga votat e numëruara nga gjithsej 3.156 vendvotime, gjegjësisht 89,98 për qind të vendvotimeve, Gordana Siljanovska Davkova ka fituar 324.177 vota apo 39,99 për qind, ndërsa Stevo Pendarovski 161. 393 vota ose 19,90 për qind. I treti është Bujar Osmani nga BDI me 110.903 vota, Arben Taravari me 78.110 vota, Maksim Dimitrievski nga ZNAM me 70.996 vota, Biljana Vankovska me 35.949 vota e përkrahur nga E Majta dhe Stevço Jakimovski nga GROM me 7.499 vota.

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) Aleksandar Dashtevski theksoi se dalja në votime sipas të dhënave nga 3.156 vendvotime është 49,75 për qind. Në votime kanë dalë 810.971 votues. Fletëvotime të vlefshme janë 789.031, ndërsa 21.946 fletëvotime të pavlefshme.

Dashtevski vlerësoi se dita e zgjedhjeve kaloi qetë dhe qytetarët votuan me dinjitet. 

"Nëntëdhjetë e nëntë për qind të punëve shkuan ashtu siç duhet", tha kryetari i KSHZ-së.

Ajo që ka ndodhur në Kumanovë, siç tha ai, ka qenë për shkak të një keqkuptimi.

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR