• e enjte, 27 qershor 2024

KSHZ: Deri në orën 9 jehona është 3,85 për qind, votimi ka qenë i qetë, pa parregullsi

KSHZ: Deri në orën 9 jehona është 3,85 për qind, votimi ka qenë i qetë, pa parregullsi

Shkup, 24 prill 2024 (MIA)  - Deri në orën 9 të mëngjesit, jehona në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale ishte 3.85 për qind. Votimi po zhvillohet në mënyrë të qetë, pa parregullsi, njoftoi sot në mëngjes kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) Aleksandar Dashtevski.

Siç tha Dashtevski në konferencën e parë për shtyp, jehona është llogaritur nga të dhënat e arritura nga 832 qendra votimi, ku deri në orën 9 kanë votuar 15.487 votues.

Sipas tij, janë raportuar disa probleme teknike, por aktualisht janë duke u zgjidhur. Në KSHZ janë dorëzuar edhe 12 kundërshtime për mbrojtjen e të drejtës personale të votës, të cilat janë objekt i shqyrtimit.

"Deri në orën 9 të mëngjesit të sotëm janë marrë të dhënat e votimit nga gjithsej 832 qendra votimi. Jehona, sipas këtyre të dhënave, është 3.85 për qind. Nga gjithsej 402.748 votues në këto vendvotime, kanë votuar 15.487. Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë parregullsi të madhe, përveç disa problemeve teknike që janë duke u zgjidhur ", tha Dashtevski.

Ai përkujtoi se këtë ditë zgjedhjesh po e përcjellin 915 vëzhgues vendas dhe 544 ndërkombëtarë, si dhe 58 gazetarë të huaj. Aktiv është edhe numri i telefonit pa pagesë 0800 555 44, ku qytetarët e interesuar mund të bëjnë pyetje ose të raportojnë parregullsi në KSHZ. Në funksion është edhe video linja e telefonatës 076 488 360, përmes së cilës qytetarët me dëgjim dhe të folur të dëmtuar mund të bëjnë pyetje ose të raportojnë parregullsi gjatë ditës së nesërme.

Dashtevski e paralajmëroi konferencën e ardhshme për media të KSHZ-së për në 13:30. sa/

foto/video: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR