• e enjte, 05 dhjetor 2024

Kryeministri britanik shprehu interes, Rama: Marrëveshja e Shqipërisë për emigrantët është "ekskluzive" për Italinë

Kryeministri britanik shprehu interes, Rama: Marrëveshja e Shqipërisë për emigrantët është

Tiranë, 20 shtator2024 (MIA) -  Pas interesit të treguar nga kryeministri britanik për dërgimin e emigrantëve në Shqipëri, sipas shembullit të Italisë, kryeministri Edi Rama deklaroi se "Italia ka privilegjin ekskluziv të akomodimit të azilkërkuesve në territorin shqiptar".

"Qeveritë që kërkojnë të përsërisin marrëveshjen e arritur midis Italisë dhe Shqipërisë për të kontraktuar përpunimin e kërkesave për azil, nuk duhet të shikojnë nga vendi ballkanik për një partner (Shqipëri). Kjo është një marrëveshje ekskluzive me Italinë, sepse ne i duam të gjithë, por me Italinë kemi dashuri të pakushtëzuar", tha Rama për Euronjuz. 

Sipas televizionit, deklaratë të ngjashme ka pasur edhe dje në Parlamentin Evropian. 

 Paralajmërimi i tij i përsëritur vjen disa ditë pasi kryeministrja italiane Xhorxha Meloni tha se homologu i saj britanik Ker Starmer kishte shprehur "interesim të madh për skemën dhe teksa procedurat e azilit në det të hapur fiton tërheqje në mesin e kryeqyteteve të BE-së".

Shqipëria po ofron një zgjidhje pragmatike, shpjegoi Rama, duke mohuar gjithashtu se marrëveshja ishte një “kuid pro quo” për përpjekjet e Italisë për të shtyrë vendin në rrugën e anëtarësimit në BE. Shqipëria ka qenë një kandidat zyrtar për t’u bashkuar me bllok për një dekadë. 

 "Ne vendosëm ta bëjmë këtë (marrëveshjen e emigracionit) bazuar në ndjenjën e përgjegjësisë si fqinjë, si evropianë”,  tha ai. “Sigurisht që është më mirë sesa thjesht të luftosh ideologjikisht për këtë çështje dhe të mos bësh asgjë", tha Rama.

Sipas marrëveshjes pesëvjeçare të arritur mes Tiranës dhe Romës nëntorin e kaluar, emigrantët e kapur në det nga autoritetet italiane do të transferohen në qendrat e pritjes pranë portit shqiptar të Shëngjinit, ku kërkesat e tyre për mbrojtje ndërkombëtare do të përpunohen nga personeli italian. 

Marrëveshja e diskutueshme MB-Ruanda, e cila ndryshon në mënyrë thelbësore nga marrëveshja Itali-Shqipëri në atë që qeveria e mëparshme e Mbretërisë së Bashkuar nuk ishte e gatshme t’u ofronte azil në Mbretërinë e Bashkuar aplikantëve të kualifikuar të përpunuar jashtë vendit, u anulua nga qeveria e Keir Starmer në korrik. 

 Përndryshe, marrëveshja pesëvjeçare, me mundësi për vazhdim, parashikon akomodim në Shqipëri të 3.000 emigrantëve në muaj apo 36 mijë në vit.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR