• e martë, 26 nëntor 2024

Krebashkiaku i Kukësit dha dorëheqje pas skandalit seksual

Krebashkiaku i Kukësit dha dorëheqje pas skandalit seksual

Tiranë, 16 qershor 2023 (MIA) - Kryebashkiaku i qytetit verior, Kukësit, Safet Gjici dha dorëheqje nga funksioni, pas publikimit të videos në të cilën ai paraqitet në çaste intime me një vajzë në kabinetin e tij në Komunë.

Në reagimin në rrjetet sociale, Gjici thekson se ka rënë pre e një kurthi, të cilin, sipas tij, e kanë përgatitur hollësisht kundërshtarët e tij.

"Ndjesë të thellë publike çdokujt që sot ka parë atë material të shëmtuar video. Pas një fushate dhe përballjeje jo të lehtë me kundërshtarët e mi, pas të cilës rezultova fitues, fatkeqësisht unë rash pre e një kurthi të përgatitur me detaje nga e njëjta dorë njerëzish me të cilët u përballa në zgjedhje. Ja arritën ta bëjnë në një formë tjetër të pistë atë që se bënë dot me votën e kuksianëve", tha ai.

Ai pranoi se një periudhë të caktuar ka qenë në lidhje me vajzën e cila paraqitet në video.

Gjici u zgjodh kryebashkiak në zgjedhjet lokale në Shqipëri të cilat u mbajtën më 14 prill, si kandidat i Partisë socialiste në pushtet. ab/

foto: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR