• e hënë, 01 korrik 2024

Kovaçevski: Vendi i partive politike është në koalicionet me të cilat ndajnë të njëjtat vlera

Kovaçevski: Vendi i partive politike është në koalicionet me të cilat ndajnë të njëjtat vlera

Shkup, 4 shkurt 2024 (MIA) - Ende vlen oferta e LSDM-së për të gjitha partitë politike, organizatat joqeveritare dhe organizatat tjera, si dhe individë të cilët e ndajnë vizionin për një Maqedoni evropiane të na bashkangjiten në zgjedhjet e 24 prillit dhe 8 majit, deklaroi sot ish kryeministri dhe kryetar i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski pas homazheve në varrin e Goce Dellçevit në kishën "Shën Spas" në Shkup.

Ai konfirmoi se me Arben Taravarin është takuar, por me Zijadin Selën ende jo, jemi parë vetëm në Kuvend.

"Vendi ka ndërtuar një shoqëri demokratike në të cilën çdo parti politike dhe individ lirshëm mund të sjellë vendimet e tij", tha Kovaçevski në pyetjen se ç'farë do të bëhet nëse Aleanca shkon në opozitë.

Kovaçevski theksoi se vendi i partive politike është në koalicionet me të cilat ndajnë vlera të njejta. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR