• e hënë, 28 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Kosovë: Seancë konstituive e përbërjes së re të Parlamentit

Kosovë: Seancë konstituive e përbërjes së re të Parlamentit

Prishtinë, 15 prill 2025 (MIA) - Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancën e saj konstituive pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 9 shkurt, njoftoi gazeta Koha Ditore.

Në seancë do të zgjedhen kryetar i Kuvendit dhe pesë nënkryetarë. Seanca do të drejtohet nga deputeti më i vjetër dhe më i ri.

Kryetari i Kuvendit propozohet nga grupi më i madh parlamentar, ndërsa për zgjedhjen e tij është e nevojshme një shumicë e thjeshtë prej 61 deputetësh në dhomën legjislative prej 120 anëtarësh.

Tre nënkryetarë do të zgjedhen nga tre grupet më të mëdha parlamentare, ndërsa dy të tjerët do të jenë përfaqësues të komuniteteve pakicë. Të pesë duhet të zgjedhen me shumicë votash.

Pas zgjedhjes së kryesisë së Parlamentit, do të nisë procedura për formimin e qeverisë së re. Sipas kushtetutës së Kosovës, presidenti i shtetit propozon mandatarin në konsultim me partinë apo koalicionin që ka fituar shumicën.

Në zgjedhjet më së shumti mandate - 48 fitoi Lëvizja e majtë-nacionaliste në pushtet "Vetëvendosja" e kryeministrit Albin Kurti. Pas tij vijojnë: Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 24, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 20 dhe koalicioni ABK-NISMA Ramush Haradinaj me 8 deputetë.

Në parlamentin e Kosovës, 20 vende janë të rezervuara për komunitetet pakicë – serb, turq, boshnjak, rom, ashkali, egjiptian dhe goran – pavarësisht nëse e kalojnë pragun zgjedhor prej 5 për qind. Prej tyre 10 mandate janë të dedikuara për komunitetin serb.

Partia më e madhe e serbëve të Kosovës – “Lista Serbe” – ka marrë 9 mandate, ndërsa të fundit, të dhjetën, e ka fituar iniciativa qytetare “Për liri, drejtësi dhe mbijetesë” (GI SPO) e ministrit të Komuniteteve Nenad Rashiq.

Rezultatet tregojnë se asnjë parti nuk ka shumicë të pavarur për të formuar qeverinë, ndaj pritet një marrëveshje koalicioni për formimin e kabinetit të ri, njoftoi Radio Evropa e Lirë - redaksia shqipe. ls/ 

Foto: Arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR