• e hënë, 28 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Koreja e Jugut, Kina dhe Japonia bien dakord të promovojnë tregtinë rajonale

Koreja e Jugut, Kina dhe Japonia bien dakord të promovojnë tregtinë rajonale

Seul, 30 mars 2025 (MIA) - Koreja e Jugut, Kina dhe Japonia sot në Seul mbajtën një takim të përbashkët ekonomik, për herë të parë në pesë vitet e fundit, në një përpjekje për të nxitur tregtinë rajonale ndërsa përballen me tarifat nga presidenti amerikan Donald Tramp.

Ministrat e tregtisë të tre vendeve ranë dakord të punojnë ngushtë së bashku për të arritur një marrëveshje të tregtisë së lirë midis Koresë së Jugut, Kinës dhe Japonisë për të promovuar tregtinë rajonale dhe globale, thuhet në kumtesën e publikuar pas takimit.

Ministri i Tregtisë së Koresë së Jugut, An Duk-Geun tha se është e nevojshme të forcohet zbatimi i Partneritetit Gjithëpërfshirës Ekonomik Rajonal që përfshin të tre vendet, si dhe të krijohet një kornizë për zgjerimin e bashkëpunimit tregtar. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR