Kompanitë amerikane vlerësojnë se lufta doganore e Trampit është e dëmshme
- – Kompanitë amerikane nuk e miratojnë vendosjen e doganave të publikuara nga presidenti Donald Tramp dhe janë të shqetësuara nga ndikimi i tyre ndaj ekonomisë, shkruan “Fajneshënëll tajms” duke iu referuar deklaratave nga top menaxherët.
- Post By Fitore Curri
- 16:49, 7 prill, 2025

Uashington, 7 prill 2025 (MIA) – Kompanitë amerikane nuk e miratojnë vendosjen e doganave të publikuara nga presidenti Donald Tramp dhe janë të shqetësuara nga ndikimi i tyre ndaj ekonomisë, shkruan “Fajneshënëll tajms” duke iu referuar deklaratave nga top menaxherët.
Disa treguan se nuk duan publikisht ta kritikojnë politikën e Trampit për shkak të frikës nga hakmarrja.
“Nuk dëshiron të jesh një nga qentë e shumtë që lehin, ndoshta pikërisht ty do të godasin”, ka thënë një nga drejtorët.
Një bashkëbisedues ka propozuar që të thirret takim privat i top menaxherëve me Trampin që t’i sqarohen pasojat nga lufta doganore, se rritja e çmimeve dhe humbja e vendeve të punës te votuesit mund t’i shkaktojë dëm të madh politik. Burimi i tretë ka bërë thirrje në formë të “butë” të lobimit përmes këshilltarëve si ministri i Financave, Skot Besent.
Disa kompani tashmë diskutojnë zhvendosje të prodhimtarisë në SHBA dhe riorganizim, por dyshojnë se sa larg të shkojnë për shkak të të panjohurës sa mund të zgjasë politika e tanishme. Ata shpresojnë që Shtëpia e Bardhë ta lehtësojë politikën doganore.
Trampi javën e kaluar vendosi dogana importi prej 10 deri 50 për qind për mallra nga 185 vende. Kjo shkaktoi rënie të bursave dhe humbje në vlerë prej 2,7 trilionë dollarë. Shumë ekonomistë dhe analistë frikësohen nga recesioni në SHBA. Edhe pse një pjesë e kompanive e morën parasysh këtë situatë, metodologjia e doganave të vendosura nga ana e Shtëpisë së Bardhë i ka bërë analizat të papërdorshme.
Herold Hem, mbështetës i Trampit dhe drejtor i kompanisë së naftës Continental Resources, e mbështet këtë politikë industriale, por paralajmëroi se rënia e çmimeve të karburanteve mund të jetë e dëmshme. Trampi, ju bëri thirrje amerikanëve të “mbahet fuqishëm” me porosi se rezultati final nga doganat e vendosura mund të jetë “historikisht” i favorshëm për SHBA-në. fc/
Foto: EPA