Komandanti Suprem i Armatës së Ukrainës, Sirski, vizitoi ushtarët në rajonin rus Kursk
- Komandanti Suprem i Armatës ukrainase, gjenerali Oleksander Sirski, përmblodhi zhvillimin e situatës në frontin në rajonin kufitar rus të Kurskut pas vizitës së forcave ukrainase atje, njoftoi DPA.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 09:06, 2 janar, 2025
Kiev, 2 janar 2025 (MIA) - Komandanti Suprem i Armatës ukrainase, gjenerali Oleksander Sirski, përmblodhi zhvillimin e situatës në frontin në rajonin kufitar rus të Kurskut pas vizitës së forcave ukrainase atje, njoftoi DPA.
Në një postim në Telegram, Sirski tha se që nga fillimi i ofensivës ukrainase në rajonin e Kurskut, armata ruse ka humbur më shumë se 34.000 ushtarë të vrarë ose të plagosur në përpjekjet për të zmbrapsur forcat ukrainase.
"Falë përpjekjeve heroike të ushtrisë ukrainase, armiku u detyrua të mbante një numër të madh ushtarës në territorin e tij dhe të lëvizte rezervat nga drejtime të tjera", ka shkruar Sirski.
Ai shtoi se pothuajse pesë muaj janëkapur rreth 700 ushtarë rusë, të cilët Ukraina mund t'i shkëmbejë me ushtarët e saj që janë në robërinë ruse.
Foto: Arkivi i MIA-s