• e hënë, 19 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Kina paralajmëron masa si përgjigje të tarifave amerikane për çelikun

Kina paralajmëron masa si përgjigje të tarifave amerikane për çelikun

Pekin, 12 mars 2025 (MIA) - Kina ka paralajmëruar se do të marrë "të gjitha masat e nevojshme" për të mbrojtur interesat e saj në përgjigje të tarifave amerikane për çelik dhe alumin që hynë në fuqi sot.

“Aksioni i SHBA-së seriozisht shkelë rregulloret e Organizatës Botërore të Tregtisë dhe dëmton rëndë sistemin tregtar shumëpalësh”, tha Mao Ning, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme të Kinës, në një konferencë të rregullt për mediat.

Ajo tha se Pekini do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e saj legjitime.

Rritja e tarifave amerikane për çelikun dhe aluminin hyri në fuqi sot, duke shënuar një fazë të re në luftën tregtare midis SHBA-së dhe partnerëve të saj kryesorë tregtarë.

Presidenti amerikan Donald Tramp, mandati i dytë i të cilit në Shtëpinë e Bardhë filloi në janar, tashmë ka vendosur tarifa për importin e çelikut dhe aluminit gjatë mandatit të tij të parë (2017-2021), por këto tarifa të reja, siç tha Trampi kur i shpalli në fillim të shkurtit, po vendosen pa përjashtime apo lëshime.

Kina është prodhuesi më i madh në botë i çelikut, por nuk është një furnizues kryesor për SHA-të.

Komisioni Evropian tashmë ka reaguar ndaj vendosjes së tarifave shtesë amerikane për çelikun dhe aluminin prej 25 për qind, duke njoftuar sot se nga 1 prilli do të aplikohet tarifa “proporcionale” për një sërë produktesh amerikane. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR