KB: Spitalet në Goma janë të mbushur me të lënduar, ndërsa në rrugët ka trupa të pajetë
- Në 24 orët e fundit qindra njerëz kanë kërkuar ndihmë në spitalin në Goma për shkak të lëndimeve nga armët e zjarrit dhe granatat, ndërsa nëpër rrugë ka njerëz të vdekur, njoftuan Kombet e Bashkuara.
- Post By Melahat Baftija
- 13:14, 28 janar, 2025
Kinshasa, 28 janar 2025 (MIA) - Në 24 orët e fundit qindra njerëz kanë kërkuar ndihmë në spitalin në Goma për shkak të lëndimeve nga armët e zjarrit dhe granatat, ndërsa nëpër rrugë ka njerëz të vdekur, njoftuan Kombet e Bashkuara.
Numri i madh i viktimave dhe të lënduarve në pjesën lindore të Republikës Demokratike Kongo pasoi pasi që disa luftëtarë të Lëvizjes kryengritëse 23 marsi (M23) kanë hyrë në Goma, qytet me rreth dy milionë banor[, që është qendër kyçe për aktivitete të sigurisë dhe humanitare.
"Edhe sot kanë vazhduar këmbimzjarret në Goma, që ka rezultuar me numër të madh të viktimave, trupat e të cilëve janë lënë nëpër rrugë. Stuata humanitare në dhe rreth Gomës edhe më tej është jashtëzakonisht shqetësuese. Spitalet në Goma, gjoja janë të mbingarkuara me pacientë", deklaroi zëdhënësi i zyrës humanitare të KB-së, Jens Laerke.
Koordinatori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për ndërhyrjet urgjente në RD Kongo, Adelhejd Marshang, deklaroi se ka raportime se ndaj punonjësve shëndetësorë dhe pacientëve, përfshirë fëmijët, janë qëlluar me armë zjarri.
M23 është një nga rreth njëqind grupet e armatosura që luftojnë në lindje të Kongos, një rajon i pasur me minerale. Grupi kryengritës, i cili ka mbështetje nga Ruanda, përbëhet kryesisht nga anëtarë të komunitetit etnik Tutsi. M23 më parë e ka pushtuar Gomën në vitin 2012 dhe e ka kontrolluar qytetin për më shumë se një javë.
Në konfliktin disadekadash në RD të Kongos lindore midis grupeve të armatosura rivale për tokën dhe burimet, si dhe sulmet ndaj civilëve, janë vrarë qindra mijëra njerëz dhe janë zhvendosur mbi shtatë milionë.
Forcat paqeruajtëse të KB-së janë vendosur në RD Kongo për më shumë se dy dekada dhe aktualisht kanë rreth 14.000 trupa të stacionuar në vend. mb/
Foto: EPA