• e mërkurë, 28 janar 2026

Katër palestinezë humbën jetën, ndërsa 12 janë plagosur në bastisjet e mbrëmshme ushtarake izraelite në Bregun Perëndimor

Katër palestinezë humbën jetën, ndërsa 12 janë plagosur në bastisjet e mbrëmshme ushtarake izraelite në Bregun Perëndimor

Jerusalem, 27 tetor 2023 (MIA) - Katër palestinezë janë vrarë dhe të paktën 12 të tjerë janë plagosur në sulmet e mbrëmshme nga ushtria izraelite në Bregun e okupuar Perëndimor, njofton agjencia e lajmeve palestineze Vafa.   

Në kampin e refugjatëve palestinezë Xhenin, aty ku pjestarët e xhihadit islamik u përballën me ushtarë të shoqëruar me tre eskavatorë, humbën jetën tre palestinezë, njofton ogranizata militante. 

Sipas mediave izraelite në mesin e te vrarëve është edhe një prej komandantëve të organizatës.  

Edhe një palestinez është vrarë në Kalkilia. Rrethanat për vrasjën e tij janë ende të panjohura.

Në bastisjën në Nabllus u plagosën katër palestinezë.

Në tre qytetet e lartëpërmenduara është vënë në pikëpyetje kontrolli i pushtetit palestinez të cilët janë në fokus të sulmeve izraelite. 

Nga fillimi i luftës mes Izraelit dhe miltantëve të Hamasit, që qeverisë me një teritor tjetër palestinez Ripin e Gazës, më 7 tetor më shumë se 100 palestinezë janë vrarë në përleshjet me ushtarët izraelitë në kohën e sulmeve dhe bastisjëve ndaj hebrenjëve të migruar.  

Përplasjet në Bregun Perëndimor kanë qenë dukuri e shpeshtë edhe para fillimit të asaj lufte. si/

Foto: arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR