• e mërkurë, 28 janar 2026

Suedia po mendon ta ndërrojë valutën

Suedia po mendon ta ndërrojë valutën

Stokholm, 28 janar 2026 (MIA) - Pasi që iu bashkua NATO-s para pothuajse dy viteve, krahas borës, Suedia po e kalon edhe këtë dimër duke menduar për vendosjen e euros. Megjithatë, rruga drejt ndryshimit të valutës është e gjatë, ndërsa koalicioni në pushtet për fillim paralajmëron analizë për përparësitë dhe mangësitë e një hapi të tillë.

Pas Bullgarisë, e cila e vendosi euron më 1 janar të këtij viti, dukej sikur e ardhmja e zgjerimit të eurozonës, së paku përkohësisht, nuk ka perspektivë. Megjithatë, ministrja suedeze e Financave, Elizabet Svanteson gjatë diskutimit në parlament paralajmëroi hapje të debatit për vendosjen e euros.

"Nevojitet analizë gjithpërfshirëse për përparësitë dhe mangësitë, përfshirë edhe shqyrtimin e gjendjes së sigurisë", tha Svanteson në Parlamentin suedez.

Megjithatë, siç paralajmëroi, nuk do ta hapë çështjen para zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen në shtator.

Përveç Moderat, në koalicionin në pushtet të partivetë djathta, fillimi i debatit për vendosjen e euros është mbështetur edhe nga Partia e qendrës dhe liberalëve.

Të gjitha katër partitë nga opozita majtiste, kryesuar nga Partia socialdemorkate, e kundërshtojnë vendosjen e euros.

Qytetarët e treguan kundërshtimin e tyre për ndryshimin e valutës edhe në referendumin e vitit 2003. Me jehonë të madhe prej 82 për qind, 55 për qind e votuesve ishin kundër vendosjes së euros.

Disponim të ngjashëm pati edhe mes partive për ndryshim të valutës, përveç që Partia sovialdemorkate nuk mori qëndrim në atë kohë për shkak të mospajtimeve të brendshme.

Megjithatë, sipas marrëvehsjes për inkuadrim drejt Bashkimit Evropian, Suedia është e obliguar ta vendosë euron. Nuk ka afat për këtë, ndërkaq Suedia refuzoi të hyjë në programin për përmbushje të kritereve për konvergjencë (ERM II), kështu që nuk ka asnjë mundësi të vendosë valutë të përbashkët.

Përveç Suedisë, Danimarka, Hungaria, Polonia, Rumania dhe Çekia nuk e përdorin euron në Bashkimin Evropian.

Vetëm Danimarka nuk është e obliguar ta vendosë euron, sepse u lirua me Marrëveshjen e Mastrihtit të vitit 1992, ndërsa danezët e hodhën poshtë një opsion të tillë në referendumin e vitit 2000.

Katër vendet e tjera për momentin nuk planifikojnë të fillojnë zbatimin e kritereve për konvergjencë, për ç'shkak nuk pritet ta pranojnë euron në kohë të shpejtë. ab/

Foto: Uikipedia

QËNDRONI TË LIDHUR