Orbani: Udhëheqësia ukrainase ka kaluar kufirin, Hungaria është cak i sulmeve për ditë të tëra
- Udhëheqësa ukrainase ka kaluar kufirin, ne nuk kërkuam konflikt, por Hungaria është cak i sulmeve për ditë të tëra, deklaroi sot kryeministri Viktor Orban.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 09:59, 28 janar, 2026
Budapest, 28 janar 2026 (MIA) - Udhëheqësa ukrainase ka kaluar kufirin, ne nuk kërkuam konflikt, por Hungaria është cak i sulmeve për ditë të tëra, deklaroi sot kryeministri Viktor Orban.
Orban sot ka shkruar në faqen e tij në Fejsbuk se asgjë nuk do ta ndalojë qeverinë e tij të ndjekë interesat e popullit hungarez.
Ai shtoi se qeveria nuk do të dërgojë para në Ukrainë, sepse ato para janë në një vend më të mirë me familjet hungareze sesa, siç tha, "në banjën e një oligarku ukrainas", raporton MTI.
Kryeministri hungarez tha se nuk do të lejojë që importi e naftës dhe gazit rus të ndalohet, sepse pa to, tha ai, nuk do të ketë ulje të shpenzimeve të shërbimeve komunale dhe energji të përballueshme për familjet hungareze.
Ai shtoi se Hungaria se "nuk do të lejojë që Ukraina të shtyhet drejt Bashkimit Evropian brenda dy viteve, duke shkelur ligjet e BE-së, sepse kjo do të thoshte import të luftës".
"Derisa Hungaria ka qeveri patriotike, këto çështje nuk do të zgjidhen në Kiev apo Bruksel. Atë e dinë edhe në Ukrainë. Për atë duan një qeveri të re, miqësore në Budapest, dhe prandaj na kërcënojnë në çdo hap", ka shkruar Orbani.
Foto: FB i Orbanit