• e mërkurë, 28 janar 2026

AFET e miratoi Raportin për Strategjinë për zgjerim të BE-së: Çështjet bilaterale nuk guxojnë të përdoren për bllokim të procesit inkuadrues

AFET e miratoi Raportin për Strategjinë për zgjerim të BE-së: Çështjet bilaterale nuk guxojnë të përdoren për bllokim të procesit inkuadrues

Bruksel, 28 janar 2026 (MIA) - Anëtarët e Komitetit për punë të jashtme të Parlamentit evropian (AFET) sot me 44 vota "për" dhe 11 "kundër" e miratuan Raportin për Strategjinë për zgjerim të BE-së, të eurodeputetit liberal lituanez, Petras Aushtreviçius.

Në deklaratën sqaruese të Raportit, Aushtreviçius thekson se agresioni ushtarak rus ndaj Ukrainës dhe ndryshimet rrjedhëse të rëndësishme gjeopolitike, shkaktuan dinamikë të re në procesin e zgjerimit të BE-së.

"Me ndarjen e statusit të vendeve kandidate për anëtarësim për Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Moldavinë, tnai ka dhjetë shtete të cilat u nisën rrugës drejt BE-së. Nga perspektiva e BE-së, zgjerimi është investim gjeostrategjik në paqe, siguri, stabilitet dhe prosperitet. Edhe pse pritetjet dhe përparimi i disa vendeve kandidate janë të ndryshme, të gjitha ato vlerësohen në bazë të kushtëzimit të drejtë dhe rigoroz, parimit të meritave të veta dhe kthyeshmërisë", thotë Aushtreviçius.

Sipas tij, Raporti e vlerëson përputhjen dhe relevancën e pozitës aktuale politike të BE-së për zgjerimin dhe metodologjinë që e zbaton Komisioni, duke e vlerësuar tërë përparimin në përgatitjet për inkuadrim dhe negociatat që të nxiten reformat e pakthyeshme.

Në Propozim-raport përsëritet se zgjerimi është me rëndësi më të madhe strategjike për BE-në në kushte të agresionit rus ndaj Ukrainës dhe sfidave të përbashkëta gjeopolitike, që kërkon vizion afatgjatë politik demokratik dhe vendime të guximshme.

Nëtë ceket edhe se bashkëpunimi rajonal është parakusht për inkuadrim në BE dhe se pajtimi, që çon drejt marrëdhënieve të mira fqinjësore, është kyç për inkuadrimin e suksesshëm në Union.

Në të potencohet se procesi inkuadrues është vegël kyçe për promovim të dmeokracisë, sundimit të së drejtës dhe respektimit të të drejtave themelore dhe spirancë thelbësore për nxitje të pajtimit rajonal dhe stabilitetit, rritjes së rezistencës dhe mbrojtjes së vendeve kandidate nga përzierja e jashtme e dëmshme.

Në dokument ceket se inkuadrimi drejt BE-së duhet të jetë proces i bazuar në merita dhe se secili kandidat duhettë vlerësohet sipas meritave të veta në raport me përmbushjen e kritereve të Kopenhagës, harmonizimit me legjislaturën e BE-së dhe përmbushjen e të gjitha kushteve shtesë të konstatuara në Kornizën negociuese.

Në raport inkurajohen vendet e prëfshira me procesin e zgjerimit të vazhdojnë me vendosmëri t'i zbatojnë reformat e nevovjshme dhe të arrijnë përparim të dukshëm dhe të pakthyeshëm, përfshirë edhe në harmionizimin me politkën e përbashlët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së.

Në dokument ceket se paralelisht me përgatitjet e vendeve kandidate për anëtarësim edhe BE-ja duhet t'i zabtojë reformat e nevojshme në mënyrë që të përgatitet për pranim të anëtareve të reja, me ç'rast propozohet vendosja e votimit me shumicë të kualifikuar në fishat relevante për procesin e inkaudrimit, me heqjen e konsensusit gjatë vendimmarrjes në fazat e ndërmjetme në procesin negociues.

Në të vlerësohet se ndihma parainkuadruese financiare për Ballkanin perëndimor, Ukrainën dhe Moldavinë është kyçe për transformimin e tyre kyç institucional dhe ekonomik dhe ceket rëndësia e prëfshirjes së vendeve kandidate në projektet rrjedhëse dhe të ardhshme të BE-së për ndërlidhje, transport, energji dhe mobilitet ushtarak.

Dokumenti tani duhet të miratohet nga ana e Parlamentit evropian, me siguri në sesionin e ardhshëm plenar në Strasburg nga mesi i shkurtit. ab/

Foto: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR