• e mërkurë, 28 janar 2026

Në një aksident ajror në Indinë perëndimore humbi jetën zëvendëskryeministri i shtetit Maharashtra

Në një aksident ajror në Indinë perëndimore humbi jetën zëvendëskryeministri i shtetit Maharashtra

 Nju Delhi, 28 janar 2026 (MIA) - Zëvendëskryeministri i shtetit perëndimor indian të Maharashtras dhe katër persona të tjerë humbën jetën sot kur një aeroplan privat u rrëzua në Indinë perëndimore.

 Aeroplani ka fluturuar nga qendra financiare e Indisë, Mumbai, për në Baramati, qytetin ku humbi jetën funksionari, kur u rrëzua dhe u përfshi nga flakët pothuajse 254 kilometra nga Mumbai.

 Shkaku i rrëzimit mbetet i panjohur për momentin.

 Zëvendëskryeministri i shtetit perëndimor indian të Maharashtras, Axhit Pavar, 66 vjeç, po udhëtonte për në Baramati për të bërë fushatë për zgjedhjet lokale.

 Dy anëtarë të kabinetit të tij gjithashtu humbën jetën, si dhe dy anëtarë të ekuipazhit në aeroplanin "lirxhet 45" bëri të ditur Drejtoria   e Aviacionit Civil.

 Pavari ishte një figurë kyçe në politikën e Maharashtras, anëtar i koalicionit qeverisës të kryeministrit indian Narendra Modi. Ai ka luajtur një rol të rëndësishëm në shtet dhe njihej si një njeri që dinte si t'i mobilizonte votuesit në mjediset rurale.

 Foto: Printskrin nga "Ksinhua"

 

QËNDRONI TË LIDHUR