SPD kërkon që kancelari Merc ta marrë nismën evropiane në negociatat për Ukrainën
- Post By Arta Bunjaku
- 10:46, 28 janar, 2026
Berlin, 28 janar 2026 (MIA) - Zëdhënësi i grupit parlamentar për politkë të jashtme të Partisë socialdemorkate (SPD), Adis Ahmetoviq deklaroi se kancelari gjerman, Fridrih Merc duhettë veprojë si lider evropian në negociatat për përfundimin e luftës në Ukrainë.
"Shohim se po arrihet përparim i vogël, ndërsa ne si evropianë nuk jemi në tyrezë", theksoi Ahmetoviq për "Zidojçe cajtung".
Ai shtoi se duhet të sqarohet "se në cilin nivel dhe nga kush duhet të kërkohet kontakt diplomatik me Rusisë".
Ahmetoviq theksoi se lëshimi i negociatave amerikanëve, Stiv Uitkof dhe Xhered Kushner shkaktoi skepticizëm të konsiderueshëm. Ai i bëri thirrje qeverisë gjermane të koordinohet me partnerët evropianë për ta kthyer "vendin e fuqishëm në tryezën negociuese".
Edhe lidero i grupit parlamentar të SPD-së, Rolf Micenih mbështeti biseda të drejtpërdrejta me Rusinë dhe paralajmëroi se negociuesit amerikanë "në mënyrë të dyshimtë po i marrin parasysh interesat evropiane".
"Do t'i parashtrojmë më mirë disa poshtërime nga (presidenti amerikan Donald) Trampi dhe administrata e tij nëse prej fillimit prioritet do ta kishim pavarësinë evropiane", theksoi Micenih.
Merc, për dallim nga paraardhësi i tij Olaf Sholc, ende nuk ka pasur bisedë telefonike me presidentin rus, Vlladimir Putin. Sholc kontaktin e fundit me Putinin e pati më 15 nëntor të vitit 2024. ab/
foto: МIА arkivi