• e mërkurë, 28 janar 2026

Shkalla e vdekshmërisë nga kanceri i mushkërive në BE po bie - rol të rëndësishëm luan heqja dorë nga pirja e duhanit

Shkalla e vdekshmërisë nga kanceri i mushkërive në BE po bie - rol të rëndësishëm luan heqja dorë nga pirja e duhanit

Romë, 28 janar 2026 (MIA) - Shkalla e vdekshmërisë nga kanceri i mushkërive në Bashkimin Evropian (BE) vazhdon të bjerë si tek gratë ashtu edhe tek burrat. Shkencëtarët theksojnë se lënia e duhanit ende konsiderohet si një arsye kryesore për përmirësimin e shkallës së mbijetesës.

Ndërsa, shkalla e vdekshmërisë tek burrat ka qenë në rënie që nga vitet e 90-ta, tek gratë ajo ka vazhduar të rritet deri në vitet 2010. Sipas parashikimeve të ekipit të hulumtimit, këtë vit janë regjistruar 23 vdekje nga kanceri i mushkërive për 100,000 banorë tek burrat dhe 12 tek gratë.

Sipas Karlo La Vekia, udhëheqëse e grupit të hulumtimit nga Universiteti i Milanos, kanceri i mushkërive mbetet shkaku kryesor i vdekjes nga kanceri tek burrat dhe gratë në BE.

"Pirja e duhanit është një faktor kyç në vdekshmërinë nga kanceri, tregojnë rezultatet e studimit", thekson La Vekia në një komunikatë për Shoqatën evropiane për onkologji mjekësore. Ulja e konsumit të duhanit mbetet e rëndësishme edhe më tej për parandalimin e kancerit të mushkërive, ndërsa gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në parandalimin e llojeve të tjera të kancerit, siç është kanceri i pankreasit", shton ai.

Dietat e shëndetshme dhe përparimet mjekësore po kontribuojnë gjithashtu në përmirësime dhe mbijetesë. Duke marrë të gjitha llojet e kancerit së bashku, studiuesit parashikojnë se shkalla e vdekshmërisë në BE do të arrijë 114 për 100.000 burra në vitin 2026, që paraqet rënie prej tetë për qind krahasuar me vitet 2020-2022. Te gratë, shkalla e vdekshmërisë parashikohet të jetë 75 për 100.000 gra në vitin 2026 që paraqet rënie prej gjashtë për qind. I vetmi përjashtim është kanceri i pankreasit tek gratë, ku shkalla e vdekshmërisë është rritur me një për qind krahasuar me vitet 2020-2022 dhe tani arrin në gjashtë vdekje për 100.000 gra. Edhe pse shkalla e vdekshmërisë po bie, numri i vdekjeve vazhdon të rritet për shkak të popullsisë në plakje.

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR