Ish-zonja e parë e Koresë së Jugut u dënua për korrupsion
- Ish-zonja e parë e Koresë së Jugut, Kim Keon Hi, sot u dënua me 20 muaj burg për shkak të ryshfetit, lajmëroi DPA.
- Post By Arta Bunjaku
- 09:26, 28 janar, 2026
Seul, 28 janar 2026 (MIA) - Ish-zonja e parë e Koresë së Jugut, Kim Keon Hi, sot u dënua me 20 muaj burg për shkak të ryshfetit, lajmëroi DPA.
Gjykata e qarkut në Seul e shpalli bashkëshorten e ish-presidentit Jun Suk Jeol fajtore për marrje të disa dhuratave luksoze dhe keqpërdorim të pozitës së saj për përfitim personal. Kjo grua 53-vjeçare u lirua nga aktakuza për manipulim me aksione.
Aktvendimi ende nuk është përfundimtar.
Prokuroria fillimisht kërkoi dënim me burg prej 15 muajve. Kim ndodhet në paraburgim prej gushtit.
Jun, i cili u rrëzua në vitin 2025, gjithashtu ndodhet në burg. Ai u dënua me pesë vite burg nga mesi i janarit për pengim të drejtësisë, përkujton agjencia gjermane.
Në një proces tëposaçëm gjyqësor, prokurorët kërkuan dënim me vdekje për Jun pas akuzës për nxitje, ndërsa aktvendimi pritet më 19 shkurt. Edhe pse dënimi me vdekje mbetet ligjërisht në fuqi në Kore të Jugut, ai nuk zbatohet pothuasje 30 vite.
Jun papritur shpalli gjendje ushtarake në fillim të dhjetorit 2024, pas përshkallëzimit të kontestit buxhetor, duke e shtyrë vendin e tij në krizë të thellë politike.
Korenë e Jugut nga qershori e udhëheqë presidenti Li Xhe Mjung, politikan nga qendra e majtë dhe rival shumëvjeçar i Junit, përkujton DPA. ab/
Foto: МIА arkivi