Kuvendi i Shqipërisë i miratoi ndryshimet ligjore në Kodin Penal me të cilin jepet siguri më e madhe për gazetarët
- Kuvendi i Shqipërisë, me 85 vota "pro" dhe 10 kundër, miratoi sot në mëngjes një paketë ndryshimesh në Kodin Penal, të cilat ofrojnë siguri më të madhe për gazetarët duke dekriminalizuar shpifjen nga ana e tyre, si dhe dënime nga dy deri në pesë vjet burg për kërcënimin ose sulmin ndaj tyre.
- Post By Melahat Baftija
- 10:59, 28 janar, 2026
Tiranë, 28 janar 2026 (MIA) - Kuvendi i Shqipërisë, me 85 vota "pro" dhe 10 kundër, miratoi sot në mëngjes një paketë ndryshimesh në Kodin Penal, të cilat ofrojnë siguri më të madhe për gazetarët duke dekriminalizuar shpifjen nga ana e tyre, si dhe dënime nga dy deri në pesë vjet burg për kërcënimin ose sulmin ndaj tyre.
Ndryshimet në Kodin Penal parashikojnë gjithashtu dënime më të rrepta për ndërtimet e paligjshme dhe zjarrvënien e qëllimshme.
Pas miratimit të paketës legjislative, ministri i Drejtësisë i Shqipërisë, Besfort Lamallari, shkroi në rrjetet sociale se ky vendim është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të sundimit të ligjit dhe përmbushjes së detyrimeve të Shqipërisë në procesin e integrimit evropian.
Lamallari tha se "sfida e madhe" e radhës është drafti i një Kodi të ri Penal, duke shtuar se përgatitja e tij është në proces. mb/
Foto: Kuvendi i Shqipërisë