• e martë, 29 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Kallas: BE-ja tashmë i siguron Ukrainës më shumë se gjysmën e nevojave për municion

Kallas: BE-ja tashmë i siguron Ukrainës më shumë se gjysmën e nevojave për municion

Bruksel, 3 prill 2025 (MIA) - Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas, tha se vendet evropiane tashmë kanë siguruar më shumë se gjysmën e nevojave të Ukrainës për municion, që presidenti Vollodimir Zelenski paradokohe e vlerësoi atë në dy milionë copë municion.

"Këto punë shkojnë shumë mirë. Duhet të vendosim ndihmë për Ukrainën sa më shpejtë të jetë e mundur. Më vjen mirë që shoh se tashmë kemi propozime të ndryshme ose se vende të ndryshme kontribuojnë për këtë, kështu që tashmë kemi mbi 50 për qind nga ajo që është e nevojshme", tha Kallas para Samitit të ministrave të Mbrojtjes së BE-së në Varshavë. qa/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR