• e premte, 22 nëntor 2024

Kacarska do bëjë një pasqyrim për mandatin presidencial në Gjykatën Kushtetuese, deri në fund të muajit do t dihet pasardhësi i saj

Kacarska do bëjë një pasqyrim për mandatin presidencial në Gjykatën Kushtetuese, deri në fund të muajit  do t dihet pasardhësi i saj

Shkup, 28 maj 2024 (MIA) - Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska, nesër në orën 12 në konferencën për mediat do të bëjë një pasqyrim të mandatit trevjeçar si kryetare e gjykatës më të lartë në vend. Kacarskës mandati i mbaron më 2 qershor, kur duhet të zgjidhet edhe kryetari i ri i Kushtetueses. 

 Sipas Rregullores së Kushtetuese, Gjykata Kushtetuese në seancë zgjodhi kryetarin e Gjykatës nga radhët i gjyqtarëve me shumicë prej dy të tretave të votave të numrit të përgjithshëm të gjyqtarëve, me votim të fshehtë.

 Krahas Kacarskës, gjyqtarët aktualë në Gjykatën Kushtetuese nga të cilat deri në fund të muajit njëri do ta marrë funksionin e kryetares janë Naser Ajdari, Osman Kadriu, Darko Kostandinovski, Fatmir Skender, Tatjana Vasiq Bozaxhieva, Elizabeta Dukovska, Jadranka Daboviq Anastasovska dhe Ana Pavlovska Daneva. 

 Çdo gjykatës mund të propozojë kandidatin për kryetar të Gjykatës Kushtetuese. 

Propozimin për kandidat për kryetar të Gjykatës Kushtetuese e cakton një komision prej tre gjyqtarësh të zgjedhur nga shumica e numrit të përgjithshëm të gjyqtarëve. 

 Nëse kandidati nuk e merr shumicën e nevojshme të votave, procedura për zgjedhjen e kryetar përsëritet.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese përfaqëson Gjykatën Kushtetuese, nënshkruan vendimet, zgjidhjet dhe aktet e tjera të Gjykatës Kushtetuese, kujdeset për zbatimin e Rregullores së Gjykatës Kushtetuese dhe kryen detyra të tjera të përcaktuara me këtë Rregullore. Në rast mungese ose pamundësie, kryetari zëvendëson gjyqtarin sipas orarit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese sipas rendit alfabetik të mbiemrit të gjyqtarëve.

 Mandati i kryetarit të Gjykatës Kushtetuese është tre vjet, pa të drejtë të rizgjedhjes. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR