• e diel, 09 mars 2025

Këtë fundjavë fillon raundi i tretë në LPFM

Këtë fundjavë fillon raundi i tretë në LPFM

Shkup, 7 mars 2025 (MIA) – Raundi i tretë, përfundimtar në Ligën e parë të futbollit të Maqedonisë (LPFM) do të fillojë këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së 23-të.

Pesë ndeshje janë në program të dielën nga ora 14:00, kur lideri Shkendija do të presë Pelisterin, ndërsa Gostivari në vendin e dytë do të luajë në shtëpi kundër Brera Strumicës.

Vardari është mysafir i Sileksit, Struga e pret Voskën, ndërsa Shkupi do të luajë përballë Besës para tifozëve të tij.

Xhiroja e ligës së parë do të kompletohet të hënën në të njëjtën kohë me ndeshjen ndërmjet Rabotniçkit dhe Tikveshit.

LPFM, xhiroja e 23-të

E diel

Shkendija - Pelisteri (ora 14)

Gostivar - Brera Strumicë (ora 14)

Sileks - Vardar (ora 14)

Strugë - Voska (ora 14)

Shkupi - Besa  (ora 14)

E hënë

Rabotniçki - Tikvesh  (ora 14)

Tabela: Shkendija 46, Sileksi 44, Gostivari 43, Rabotniçki 41, Struga 35, Shkupi 32, Pelister 26, Vardari 20, Brera Strumicë 20, Tikveshi 18, Voska 18, Besa 15. ls/

Foto: FFM

QËNDRONI TË LIDHUR