Fillon procesi gjyqësor kundër të akuzuarve për vdekjen e Maradonës
- Më shumë se katër vite pas vdekjes së Diego Armando Maradonës, të martën fillon gjykimi i shtatë nëpunësve shëndetësorë, të akuzuar për pakujdesi, që potencialisht ka sjellur deri në vdekjen e yllit argjentinas të futbollit.
- Post By Besnik Shuki
- 11:23, 7 mars, 2025

Buenos Ajres, 7 mars 2025 (MIA) - Më shumë se katër vite pas vdekjes së Diego Armando Maradonës, të martën fillon gjykimi i shtatë nëpunësve shëndetësorë, të akuzuar për pakujdesi, që potencialisht ka sjellur deri në vdekjen e yllit argjentinas të futbollit.
Gjykimi në San Isidro, paralagje e Buenos Ajres, pritet të zgjat deri nga mesi i korrikut, me marrjen në pyetje të pothuaj 120 dëshmitarëve, mes të cilëve familja, ekspertë dhe mjekë shumëvjeçarë të Maradonës.
Të akuzuarit ndiqen për "vrasje me paramendim", karakteristike kur një person kryen vepër të pamatur, duke ditur se mund të shkaktojë vdekje të dikujt. Të akuzuarve u kërcënohet dënim me burg prej 8 deri 25 vjet.
Të akuzuar janë neurokirurgu Leopold Lluke, psikiatrja Agustina Kosahova, psikologu Karlos Diaz, koordinatori mjekësor Nensi Forlini, koordinatori për infermiere Mariano Peroni, mjeku klinik Pedro Pablo Di Spanja dhe infermierja Rikarda Almirona.
Maradona vdiq nga kriza kardiorespiratore më 25 nëntor 2020 në moshën 60-vjeçare, vet në shtratin mjekësor në rezidencën private në Tigre, kju rikuperohej pas operacionit neurokirurgjik për shkak të hematomit në kokë. bsh/