Barcelona do ta vazhdojë kontratën me Levandovskin, por është në kërkim edhe të një sulmuesi të ri
- Barcelona po përgatitet për një afat kalimtar jashtëzakonisht aktiv dhe një nga prioritetet kryesore të klubit do të jetë ardhja e një sulmuesi të ri, bën të ditur insajderi Fabricio Romano.
- Post By Fami Bajrami
- 15:42, 8 mars, 2025

Barcelona, 8 mars 2025 (MIA) - Barcelona po përgatitet për një afat kalimtar jashtëzakonisht aktiv dhe një nga prioritetet kryesore të klubit do të jetë ardhja e një sulmuesi të ri, bën të ditur insajderi Fabricio Romano.
Klubi është i vetëdijshëm se Robert Levandovski është në fazën e fundit të karrierës së tij dhe se skuadra nuk ka një alternativë të përshtatshme në formacionin sulmues.
Megjithatë, Barcelona konsideron që Levandovski të vazhdojë të udhëheq me sulmin, të paktën në një afat të shkurtër.
Arsyeja për këtë është se polaku tashmë është duke negociuar për vazhdimin e kontratës me klubin i cili do ta mbajë atë në "Kamp nou" për të paktën një sezon tjetër.
Vendimi vjen pas paraqitjeve të tij të shkëlqyera këtë sezon, ku ish sulmuesi i Bajernit të Munihut ka shënuar tashmë 34 gola në të gjitha garat, duke tejkaluar performancën e tij nga sezoni i tij i parë në Barcelonë.
Barcelona njëkohësisht kërkon një zgjidhje afatgjate në sulm dhe po shqyrton disa opsione.
Një nga kandidatët e mundshëm është Aleksandar Isak nga Njukasll, por problem është çmimi i lartë – klubi anglez kërkon deri në 140 milionë euro për transferimin e tij.
Edhe pse në treg ka edhe alternativa të tjera, tani për tani është e qartë se Levandovski mbetet te Barcelona, ndërsa kontrata e tij mund të vazhdohet deri në vitin 2027.
Foto: arkivi