• e hënë, 23 dhjetor 2024

Këshilli i Evropës do ta konfirmojë përkrahjen për Ukrainën

Këshilli i Evropës do ta konfirmojë përkrahjen për Ukrainën

Rejkjavik, 16 maj 2023 (MIA) - Në Islandë sot fillon Samiti dyditor i Këshillit të Evropës, ku do të shprehet përkrahja për Ukrainën dhe do të dërgohet porosi e fuqishme në mbrojtje të vlerave themelore demokratike, të cilat janë nën kërcënim në Evropë dhe më gjerë.

Ky është Samiti i katërt i Këshillit të Evropës nga formimi i tij para 74 viteve. Këshilli i Evropës, me seli në Strasburg, me 46 vendet e tij anëtare, ka qëllime kryesore për mbrojtje të demokracisë, të drejtat e njeriut dhe sundimin e së drejtës.

Në takimin në kryeqytetin e Islandës do të marrin pjesë edhe kancelari gjerman, Ollaf Sholc, presidenti francez Emanuel Makron dhe kryeministri britanik, Rishi Sunak. Presidenti i Ukrainës, Vollodimir Zelenski do të ketë video fjalim. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR