Japonia në 80-vjetorin e kapitulimit në Luftën e Dytë Botërore u shpreh respekt të vdekurve
- Japonia sot u shpreh respekt mbi tre milionë të vdekurve, duke e shlnaur 80-vjetorin e kapitulimit me pka përfundoi Lufta e Dytë Botërore, në kushte të shqetësimit në rritje se përkujtimi i tragjedisë nga lufta dhe mësimet e hidhura nga epoka e militarizimit të Japinisë shpejtë po zbehen.
- Post By Arta Bunjaku
- 10:18, 15 gusht, 2025
Tokio, 15 gusht 2025 (MIA) - Japonia sot u shpreh respekt mbi tre milionë të vdekurve, duke e shlnaur 80-vjetorin e kapitulimit me pka përfundoi Lufta e Dytë Botërore, në kushte të shqetësimit në rritje se përkujtimi i tragjedisë nga lufta dhe mësimet e hidhura nga epoka e militarizimit të Japinisë shpejtë po zbehen.
Kryeministri Shigeru Ishiba shprehi "keqardhje" për luftën, të cilën e quajti "gabim".
"Asnjëherë nuk do ta prësërisim trajedinë e luftës. Asnjëherë nuk do të nisemi rrugës së gabuar. Ehe njëherë, duhet të ruajmë keqardhjen dhe mësimet nga ajo luftë thellë në zemrat tona", tha Ishiba
Duke e cekur popullatën japoneze kryesisht të pasluftës "e cila asnjëherë nuk ka ditur për luftë", Ishiba premtoi se do ta transmetojë "përkujtimin e tragjedisë së luftës dhe vendosmërinë që të mos ketë luftë me gjenerata dhe të ndërmarrë aksione për arritje të paqes së përhershme".
Në ceremoninë kombëtare sot në Budokan në Tokio, rreth 4.500 nëpunës dhe të pikëlluar dhe pasardhësit e tyre nga i mbarë vendi mbajtën një minutë heshtje në mesditë, kur filloi fjalimi për dorëzimin e imperatorit të atëhershëm më 15 gusht 1945. Vetëm një bllok më larg tempullit të shenjtë Jasukuni, të cilin fqinjët aziatikë e konsiderojnë simbol tël militarizmit, dhjetëra politikanë djathtistë japonezë dhe mbështeësit e tyre erdhën të luten.
Kryeministri Ishiba qëndroi më larg Jasukunit, ku dërgoi një dekorim religjioz si një gjest personal, në vend se të lutet në tempullin kundërthënës.
Tempulli, gjithashtu, u shpreh respekt kriminelëve të dënuar të luftës mes rreth 2,5 milionëve të cilët e humbën jetën në luftë. Viktimat e agresionit japonez, posaçërisht Kina dhe Koretë e Veriut dhe të Jugut, i shohin vizitat në tempull si shenjë e mungesës së keqardhjes për të kaluarën luftarake të Japonisë.
Siç po zvogëlohet numri i veteranëve të luftës, Japonia po përballet me çështje serioze për atë se si t'ia transmetojë historinë e vet të luftës gjeneratës së ardhshme.
Prej vitit 2013, kryeministrat japonezë ndaluan së kërkuari falje vimtimave aziatike, pas precedentit të vendosur nga kryeminsitri Shinzo Abe.
Mohimi nga ana e disa deputteëve të rolit luftarak të Japonisë në rastet masive të vdekjeve të civilëve në Okinava apo gjatë masakrës në Nanking shkaktuan kundërthënie.
Në editorialin e sotëm, gazeta "Mainiçi" tha se parimi pacifist i Japonisë në masë të madhe është të mos përfshihet në konflikte globale, dhe jo si të vendoset paqja, dhe i bëri thirrje vendit të bashkëpunojë me fqinjët e vet japonezë si partnerë të barabartë.
"Është koha të tregohet vizioni për një botë pa luftëra, bazuar në mësimet nga historia e vet", thuhet në editorial. ab/
Foto: ЕPА