• e hënë, 23 dhjetor 2024

Janë liruar të dyshuarit për fatkeqësinë e anijes vitin e kaluar në afërsi të Peloponezit

Janë liruar të dyshuarit për fatkeqësinë e anijes vitin e kaluar në afërsi të Peloponezit

Athinë, 21 maj 2024 (MIA) - Gjykata në qytetin grek Kalamata sot i ka liruar nëntë personat e arrestuar dhe të dyshuar për fatkeqësinë e anijes me qindra migrantë të vdekur në jug të Peloponezit, me arsye se nuk është kompetente pasi anija është përmbytur në ujërat ndërkombëtare, publikuan mediumet greke, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Nëntë shtetasit egjiptas, të cilët janë ngarkuar për shkaktimin e fatkeqësisë dhe për kontrabandimin e migrantëve, janë liruar nga të dy akuzat.

"KatimerinI" shkruan se vendimi është marrë për shkak të mungesës së jurisdiksionit ndërkombëtar, pasi, sipas gjykatës, anija është përmbytur në ujërat ndërkombëtare, 47 milje detare në jugperëndim të Pilosit, e sipas dëshmive dhe të dhënave të qasshme, as që ka hyrë në ujërat territoriale greke, as Greqia nuk ka qenë destinacion i fundit.

Për këtë shkak është marrë vendim se gjykata nuk ka kompetenca për rastin, ndërsa akuzat kundër egjiptasve janë hedhur posht.

Nga mesi i qershorit vitin e kaluar, një anije peshkatarësh, ku nuk është i njohur numri i saktë i personave të cilët kanë qenë në të, është përmbysur dhe fundosur në vendin Pilos në Peloponez, derisa ka lundruar drejt Italisë.

Me këtë rast, janë shpëtuar 104 persona, janë gjetur 81 trupa të pajetë, ndërsa qindra janë zhdukur.

Të mbijetuarit atëherë kanë dëshmuar se në anije ka pasur rreth 700 persona. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR