• e martë, 26 nëntor 2024

Izraeli e ka rritur numrin e rezervistëve të mobilizuar në 360 mijë

Izraeli e ka rritur numrin e rezervistëve të mobilizuar në 360 mijë

Jerusalem, 10 tetor 2023 (MIA) - Armata izraelite e ka rritur numrin e rezervistëve të mobilizuar në 360 mijë, transmetuan mediat izraelite.

Zëdhënësi kryesor i ushtrisë theksoi se natyra e fushatës ushtarake është e pa precedentë dhe se "të gjitha opsionet janë në tavolinë". 

Mbrëmë Armata ka goditur qindra caqe të Hamasit islamike, i cili sundon me Gazën. Dhjetëra mijëra banorë u larguan nga shtëpitë e tyre, sepse në sulmet ajrore ishin goditur ndërtesa, përfshirë edhe në zonën banesore dhe komerciale Rimal në qytetin Gazë.

Më shumë se 137 mijë palestinezë ikën në strehimoret e KB-së, Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) njoftoi se materialet mjekësore tashmë janë shpenzuar. 

Hamasi për momentin e granaton qytetin bregdetar jugor Ashkelon nga Gaza. Më parë grupi paralajmëroi se do ta bombardojë Ashkelonin në orën 17 sipas kohës lokale si përgjigje e sulmeve ajrore izraelite ndaj Rripit të Gazës. fc/

Fotografia: DPA

QËNDRONI TË LIDHUR