• e hënë, 23 dhjetor 2024

Izraeli do të hetojë sulmin ajror vdekjeprurës të Rafah

Izraeli do të hetojë sulmin ajror vdekjeprurës të Rafah

Tel Aviv, 27 maj 2024 (MIA) - Ushtria izraelite paralajmëroi hetim për sulmin në Rafah, qytet në jug të Rripit të Gazës, në të cilin humbën jetën më shumë se 40 civilë. 

Kryeprokurorja ushtarake e Izraelit, Jifat Tomar Jerushalmi e përshkroi sulmin si "shumë të rëndë" dhe deklaroi se detajet ende janë nën hetim. Ajo shprehu keqardhje për vdekjen e civilëve dhe siguroi se ata janë plotësisht të përkushtuar që t'i hetojnë të gjitha rrethanat. 

Sulmi, i cili ndodhi në zonën Tel Sulltan të Rafah, ishte drejtuar  ndah dy përfaqësuesve të lartë të Hamasit. Armata izraelite tha se sulmi u krye në bazë të "informacioneve të inteligjencës për praninë e terroristëve". Megjithatë, pamjet nga terreni tregojnë se u godit një vendbanim i improvizuar me tenda, ku humbën jetën 45 persona, kryesisht civilë të zhvendosur.

 

Banorët e Gazës thonë se sulmi ka shkaktuar zjarr të madh në një zonë plot me banorë të zhvendosur që u larguan nga konflikti në pjesë të tjera të Gazës dhe që jetojnë në tenda dhe strehimore të improvizuara.

 Ushtria izraelite publikoi se para sulmit kishte ndërmarrë masa për uljen  e viktimave civile, duke përfshirë mbikëqyrjen nga ajri, përdorimin e municioneve të drejtuara me saktësi dhe informacione shtesë të inteligjencës.

 I dërguari special i KB-së për Lindjen e Mesme, Tom Venesland, kërkoi hetim të plotë dhe transparent për sulmin, duke dënuar Izraelin për sulmin dhe duke kërkuar masa të menjëhershme për t'i mbrojtur më mirë civilët.

 Në një sulm ajror në zonën e Tel Sultanit në perëndim të Rafahut, u vra komandanti i shtabit të Hamasit në Bregun Perëndimor, i akuzuar për planifikimin e sulmeve ndaj Izraelit. Në sulm  u vra edhe një anëtar i njësisë së tij, bëri të ditur ushtria izraelite.

 Foto: DPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR