• e hënë, 23 dhjetor 2024

Izraeli dërgon një delegacion në negociatat dhe i vazhdon operacionet në Rafah për të kryer presion ushtarak mbi palestinezët

Izraeli dërgon një delegacion në negociatat dhe i vazhdon operacionet në Rafah për të kryer presion ushtarak mbi palestinezët

 Jerusalem, 7 maj 2024 (MIA) - Izraeli mbrëmë bëri të ditur se do të dërgojë një delegacion në negociatat ndërmjetësuese me Hamasin, pasi organizata militante palestineze pranoi propozimin e Katarit dhe Egjiptit për armëpushim, derisa  vazhdon me operacionet në Rafah me qëllim që "të kryejë presion ushtarak" mbi palestinezët.

 "Izraeli do të dërgojë një delegacion (...) në ndërmjetësim për t'i shterur mundësitë për arritjn e një marrëveshjeje për armëpushim, madje edhe nëse propozimet e Hamasit janë larg kërkesave thelbësore" të Izraelit, theksohet në njoftimin e zyrës së kryeministrit. Benjamin Netanjahu.

 "Kabineti ushtarak vendosi ta vazhdojë operacionin në Rafah me qëllim që të kryejë presion ushtarak ndaj Hamasit", shtohet në njoftim.

Foto: Arkivi i MIA-s

]

QËNDRONI TË LIDHUR