Irani do të dëbojë miliona të huaj pa dokumente, kryesisht afganë
- Irani do të fillojë me deportimin e të gjithë të huajve që qëndrojnë në territorin e tij pa dokumente valide, duke përfshirë edhe një numër të madh të afganëve, kumtoi një përfaqësues i lartë i policisë kufitare iraniane.
- Post By Sara Ademi
- 17:42, 27 qershor, 2025
Teheran, 27 qershor 2025 (MIA) - Irani do të fillojë me deportimin e të gjithë të huajve që qëndrojnë në territorin e tij pa dokumente valide, duke përfshirë edhe një numër të madh të afganëve, kumtoi një përfaqësues i lartë i policisë kufitare iraniane.
Sipas autoriteteve, të gjitha vendbanimet që janë marrë me qira të afganëve do të konfiskohen ose vulosen.
Vlerësohet se miliona afganë jetojnë në Republikën Islamike, një pjesë e madhe e tyre pa leje zyrtare për qëndrim. Shumica janë punësuar në kantierë ndërtimi ose në dyqane të vogla.
Shërbimet iraniane të sigurisë disa herë kanë akuzuar afganët për sabotim dhe për pjesëmarrje në operacione të fshehta. Përveç kësaj, ekzistojnë informata se afganët kanë kryer sulme me dronë të vegjël të përbërë në territorin iranian.
Pas sulmeve nga ana e Izraelit dhe SHBA-së ndaj objektivave iraniane, qindra gjoja bashkëpunëtorë të dy vendeve janë arrestuar.
Autoritetet e Iranit filluan me masa kundër të huajve pa dokumente prej para ashpërsimit të konfliktit me Izraelin, me qëllim që të deportohen rreth dy milionë të huaj deri në fund të marsit të vitit 2025.
Kufiri mes Iranit dhe Afganistanit është i gjatë rreth 900 kilometra. sa/
foto: EPA