Interi e ka mbrojtur epërsinë nga Mynihu dhe e eliminoi Bajernin në Ligën e kampionëve
- Interi mbrëmë barazoi me Bajernin e Mynihut në ndeshjen kthyese të çerekfinales së Ligës së kampionëve me rezultatin 2:2. Ndeshja është luajtur në stadiumin "Xhuzepe Meaca" në Milano.
- Post By Besnik Shuki
- 07:27, 17 prill, 2025

Milano, 17 prill 2025 (MIA) - Interi mbrëmë barazoi me Bajernin e Mynihut në ndeshjen kthyese të çerekfinales së Ligës së kampionëve me rezultatin 2:2. Ndeshja është luajtur në stadiumin "Xhuzepe Meaca" në Milano.
Rezultatin e hapi sulmuesi i bavarezëve, Hari Kejn në minutën e 52-të. Nikoqirët me dy gola të shënuar nga Lautaro Martinez dhe Benxhamin Pavar e përmbysën rezultatin, ndërsa në minutën e 76-të mbrojtësi i ekipit mysafir, Erik Daer shënoi gol për rezultatin përfundimtar 2:2.
Interi fitoi javën e kaluar në Mynih 2:1 dhe me rezultat të përgjithshëm 4:3 u kualifikua në gjysëmfinale të Ligës së kampionëve, ku do të luajë kundër Barcelonës. bsh/
Foto: EPA