• e diel, 11 janar 2026

Një automobil është përplasur në turmë të tifozëve të Liverpulit, të paktën 50 të lënduar

Një automobil është përplasur në turmë të tifozëve të Liverpulit, të paktën 50 të lënduar

Londër, 27 maj 2025 (MIA) - Të paktën 50 persona, mes të cilëve edhe katër fëmijë janë lënduar në incidentin "e tmerrshëm" në Liverpul, pasi një automobil është përplasur në turmë njerëzish gjatë festimit të tifozëve të Liverpulit titullin kampion i Anglisë, njoftoi DPA.

Ndihmës-komisari i policisë në Mersisajd, Xheni Sims, deklaroi se ngjarja, e cila ka ndodhur në festë shtetërore, nuk trajtohet si akt terrorist dhe me siguri është rast i izoluar. Në vendin e incidentit u arrestua një burrë 53-vjeçar.

Sipas policisë, 27 persona janë dërguar në spital, ndërsa edhe 20 të tjerë janë trajtuar në vendin e ngjarjes. Katër fëmijë janë mes të lënduarve, prej të cilëve njëri me lëndime serioze. Dy nga të lënduarit janë në gjendje të rëndë.

Shefi i shërbimit zjarrfikës në Mersisajd, Nik Sierl tha se zjarrfikësit kanë arritur të shpëtojnë katër persona, duke përfshirë edhe fëmijë, të cilët ishin të ngujuar nën automobilin.

Video inçizime që po qarkullojnë në internet tregojnë si automobili lëviz shpejtë dhe përplaset në këmbësorë. Dëshmitarë kanë tentuar ta ndalin shoferin, i cili më vonë u arrestua nga policia.

Dëshmitari Les Uinsper (55) për "Gardian" deklaroi: Njerëzit filluan të godasin në xhamat. I thyen, ai u frikësua dhe e shkeli pedalin për gaz. Goditi një person, pastaj vazhdoi të shkelë edhe tjerë".

Kryeministri britanik, Kir Starmer tha se këto skena në Liverpul janë të tmerrshme.

"Mendimet e mia janë me të lënduarit. Secili, posaçërisht fëmijët, duhet t'i festojnë heronjtë e tyre pa incidente të tilla të tmerrshme", shtoi ai.

Ish futbollistë të Liverpulit kanë shprehur tronditje dhe ngushëllime, ndërsa Premier Liga njoftoi se është "e tmerruar nga incidenti dhe mbështet të gjithë të lënduarit dhe familjet e tyre".

Parada e Liverpulit, në të cilën morën pjesë mijëra tifozë edhe krahas shiut, zgjati tre orë e gjysmë dhe kaloi 16 kilometra nëpër qytet. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR