Ronaldo paralajmëroi largimin nga Al Nasër: Ky kapitull ka përfunduar
- Sulmuesi i Al-Nasër, Kristiano Ronaldo paralajmëroi se do të largohet nga klubi saudit.
- Post By Besnik Shuki
- 08:57, 27 maj, 2025
Riad, 27 maj 2025 (MIA) - Sulmuesi i Al-Nasër, Kristiano Ronaldo paralajmëroi se do të largohet nga klubi saudit.
Al-Nasër mbrëmë si mysafir humbi nga Al-Fateh me rezultatin 3:2 në xhiron e fundit të 34-të të Premier Ligës saudite.
"Ky kapitull ka përfunduar. Rrëfimi? Ende po shkruhet. Jam mirënjohës ndaj të gjithëve", ka shkruar futbollisti në rrjetin social Iks.
Al Nasër përfundoi në vendin e tretë në tabelë me 70 pikë. Ronaldo u bë golashënuesi më i mirë i kampionatit me 25 gola.
Kontrata e futbollistit me klubin saudit skadon më 30 qershor të vitit 2025.
Paraprakisht kryetari i UEFA-s, Xhani Infantinio deklaroi se portiugezi 40-vjeçar do të mund të luajë në Kampionatin botëror për klube. Al Nasër nuk merr pjesë në turneun. bsh/
Foto: EPA