Napoli do të negociojë me Mançester Junajtedin për transferimin e Garnaços
- Sulmuesi i krahut të Mançester Junajtedit, Alehandro Garnaço mund ta vazhdojë karrierën e tij në Itali.
- Post By Fami Bajrami
- 09:40, 26 maj, 2025
Napoli, 26 maj 2025 (MIA) - Sulmuesi i krahut të Mançester Junajtedit, Alehandro Garnaço mund ta vazhdojë karrierën e tij në Itali.
Siç publikon "I News", drejtori sportiv i Napolit, Xhovani Mana ka për qëllim të takohet me udhëheqësinë e klubit anglez në lidhje me transferimin e mundshëm të 20 vjeçarit argjentinas.
Më herët u publikua se futbollisti dëshiron të largohet nga Mançester Junajtedi për shkak të pakënaqësisë me rolin e tij në ekip.
Garnaço këtë sezon luajti 58 ndeshje, shënoi 11 gola dhe 10 asiste.
Sipas "Transfermarkt" vlera e Garnaços është 45 milionë euro. rq/
Foto: EPA