• e mërkurë, 03 korrik 2024

IFN: Borxhi i përgjithshëm botëror është 315 bilionë dollarë

IFN: Borxhi i përgjithshëm botëror është 315 bilionë dollarë

Uashington, 30 maj 2024 (MIA) - Instituti i Financave Ndërkombëtare (IIF) raportoi se bota është bllokuar në borxhe prej 315 trilion dollarë, që është rritja më e madhe në 80 vitet e fundit.

Vala e ritjes së borxhit global është më e madhja, më e shpejta më e përhapura që nga Lufta e dytë, që përkon me pandeminë Kovid-19.

Kjo rritje shënon tremujorin e dytë radhazi të rritjes dhe kryesisht i referohet tregjeve në zhvillim, ku borxhi i rrit në 105 trilionë dollarë të papara, theksohet në raportin mujor të IIF-së, me seli në Uashington.

Ndërsa dy të tretat e borxhit janë të ekonomive të zhvilluara, për të cilat më shumë kontribuojnë Japonia dhe SHBA-ja.

Në nëntë muajt e fundit, borxhi global është rritur për tetë trilion dollarë, ndërsa vetëm dhjetë vjet më parë ishte më pak me 100 miliardë dollarë. ls/

Foto. Arkivi i MIA-a

 

QËNDRONI TË LIDHUR