• e hënë, 23 dhjetor 2024

IFRC: Numër alarmant i fëmijëve të paushqyer në Afganistan

IFRC: Numër alarmant i fëmijëve të paushqyer në Afganistan

Gjenevë, 17 tetor 2024 (MIA) - Federata e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (IFRC) sot kumtoi se në Afganistan është përhapur gjerësisht mosushqyerja akute tek fëmijët dhe bëri thirrje për më shumë donacione me qëllim që të shpëttohen mijëra jetë.

"Shkalla e mosushqyerjes në vendin tonë është tmerruese. Fëmijët janë plotësisht të lodhur, ndërsa disa shumë herët ndaluan së rrituri. Shumë prindër u thanë punonjësve humanitarë se nuk kanë mjaft para për të blerë ushqim dhe se tashmë e kanë shitur tërë pronën e tyre", deklaroi sekretari i përjgithshëm i Gjysmëhënës së Kuqe afgane, Mohamad Nabi Burhan.

IFRC siguroi 500.000 franka zvicerane (580.000) dollarë nga programi për ndihmë urgjente. Gjysmëhëna e kuqe, gjithashtu, i ndihmon familjet të përgatisin shujta ushqyese për fëmijët e tyre. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR