• e premte, 22 nëntor 2024

IDF-ja në Bregun Perëndimor ka arrestuar të pakën 60 palestinezë

IDF-ja në Bregun Perëndimor ka arrestuar të pakën 60 palestinezë

Ramalla, 4 dhjetor 2023 (MIA)- Në bastisjet gjatë natës nga forcat izraelite në qytetet Kalkilija, Erihon, Xhenin dhe Tulkarem në Bregun Perëndimor u arrestuan të paktën 60 palestinezë , raporton Al Xhezira.

Të paktën 30 automjete të blinduara, thuhet se u vendosën në Xhenin pas bastisjes në orët e mëngjesit, raporton televizioni.

Duke iu referuar agjencisë palestineze të lajmeve Vafa, televizioni informon se snajperistët izraelitë ishin vendosur në çatitë e shtëpive dhe ndërtesave të tjera dhe se një aeroplan vëzhgimi po fluturonte sipër.

Agjencia publikoi pamjet e Platformës X në të cilat shihet tymi që ngrihet në Xhenin pasi ushtarët izraelitë u sulmuan me "pajisje eksplozivi", njofton Gardian.

Që nga fillimi i konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit më 7 tetor në Bregun Perëndimor tensionet u përshkallëzuan, kurse gjatë kësaj periudhe forcat izraelite dhe të zhvendosurit hebrenj vranë më shumë se 200 palestinezë. ss/

Foto: arkivi MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR