• e hënë, 28 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

I dërguari i Trampit, Uitkof konsideron se Putini dëshiron paqe afatgjate në Ukrainë

I dërguari i Trampit, Uitkof konsideron se Putini dëshiron paqe afatgjate në Ukrainë

Uashington, 15 prill 2025 (MIA) - I dërguari special i presidentit amerikan, Stiven Uitkof tre ditë pas takimit me Vlladimir Putinin deklaroi se presidenti rus dëshiron "paqe afatgjate" në Ukrainë. 

"Ndoshta jemi në prag të diçkaje më shumë, shumë të rëndësishme për gjithë botën", tha Uitkov mbrëmë në intervistën për kanalin amerikan Foks njuz. 

Presidenti amerikan Donald Tramp dëshiron t'i japë fund luftës në Ukrainë dhe ta ndërpresë izolimin diplomatik që Perëndimi ia imponoi homologut të tij rus për ta diskutuar atë.  Administrata e tij po zhvillon bisedime të veçanta me përfaqësues të lartë rus dhe ukrainas, por deri tani ato bisedime nuk kanë çuar deri te ndërprerja gjithëpërfshirëse e armiqësisë.

Bisedimet diplomatike vazhdojnë, pa lëshime vendimtare nga Moska. Kievi dhe disa vende perëndimore e akuzojnë Rusinë, armata e së cilës është më e madhe dhe e pajisur më mirë në front, se me qëllim është duke i shtyrë bisedimet. qa/

Foto: arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR