• e shtunë, 04 janar 2025

Hondurasi u kërcënua se do të mbyllë bazat amerikane në territorin e tij nëse Trampi masovikisht deporton qytetarët e tij

Hondurasi u kërcënua se do të mbyllë bazat amerikane në territorin e tij nëse Trampi masovikisht deporton qytetarët e tij

Tegusigalpa, 2 janar 2025 (MIA) - Presidentja e Hondurasit, Ksiomara Kastro kërcënoi sot se do të mbyllë bazat ushtarake amerikane në vendin e saj nëse presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Tramp, zbaton kërcënimin e tij për të dëbuar në masë qytetarët e tij pas marrjes së detyrës.

"Përballë qëndrimit armiqësor të dëbimit masiv" të hondurasve, “ne duhet të konsiderojmë një ndryshim në politikat tona të bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, veçanërisht në fushën ushtarake, në të cilën ata kanë mbajtur baza ushtarake në territorin tonë pa paguar asnjë cent për dekada.  Në këtë rast (bazat ushtarake) do të humbasin çdo arsye për të ekzistuar në Honduras”, tha Kastro për radion dhe televizionin kombëtar.

Në vitet 1980, Shtetet e Bashkuara të Amerikës  ndërtuan bazën Palmerola në Komajagva, në pjesën qendrore të vendit, për të luftuar lëvizjet komuniste në kontinent. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR