• e premte, 14 mars 2025

Hiper: BE-ja përgatit paketë të re të 17-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Hiper: BE-ja përgatit paketë të re të 17-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Bruksel, 13 mars 2025 (MIA) - Bashkimi Evropian po e përgatit paketën e 17-të të sanksioneve të lidhura me pushtimin rus ndaj Ukrainës dhe me përkushtim po punon në arritjen e objektivit për dobësimin e Rusisë, paralajmëroi sot zëdhënësja e Komisionit Evropian të Punëve të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Anita Hiper.

"Sanksionet kundër Rusisë funksionojnë. Ata e minojnë ekonominë ruse dhe pikërisht këtë dëshirojmë ta arrijmë. Dëshirojmë të bëjmë që pushtuesi rus të jetë i dobët, ndërsa Ukraina e fuqishme. Për këtë shkak, kemi pasur 16 paketa sanksionesh, të cilat janë miratuar njëzëri, e tani punojmë për të 17-tën", tha Hiper.

Në pyetje nëse BE-ja ka "Plan B" nëse vendosja e paketës së re bllokohet nga ndonjë vend anëtar, Hiper tha se Komisioni me mund po punon që me kohë të arrihet marrëveshja për masat restriktive dhe nuk do të donte të komentojë skenare të mundshme, duke shtuar se Rusia është pushtuesi në këtë konflikt dhe duhet të paguajë për të gjitha krimet e kryera.

Hiper theksoi edhe se Bashkimi Evropian nuk komenton diskutime të caktuara lidhur me Ukrainën, por mbetet në qëndrimin se që disa kushte të caktuara paqesore të pranohen, me to duhet të pajtohen autoritetet ukrainase dhe BE-ja është këtu ta përkrah Kievin rreth kësaj çështje. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR