Hezbollahu paralajmëroi mbështetje për Iranin
- Sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut, Naim Kasem, deklaroi se grupi me seli në Liban nuk është neutral dhe qëndron prapa Iranit në konfliktin e tij me Izraelin, kumtoi agjencia Anadollu.
- Post By Arta Bunjaku
- 08:37, 20 qershor, 2025
Bejrut, 20 qershor 2025 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut, Naim Kasem, deklaroi se grupi me seli në Liban nuk është neutral dhe qëndron prapa Iranit në konfliktin e tij me Izraelin, kumtoi agjencia Anadollu.
"Hezbollahu dhe Rezistenca islame nuk janë neutrale ndaj të drejtave legjitime dhe pavarësisë së Iranit dhe gënjeshtrave të Amerikës, agreisonit të saj, së bashku me tumorin kancerogen të Izraelit dhe forcave arrogante", tha Kasem në deklaratë në Telegram.
"Ne qëndrojmë prapa Iranit në fytyrën e kësaj padrejtësie globale sepse angazhohemi për pavarësinë tonë, lirimin e vendit tonë dhe lirinë e vendimeve dhe zgjedhjeve tona", shtoi ai.
Lideri i Hezbollahut shtoi se grupi nuk është neutral dhe prandaj e shprehë qëndrimin e vet ndaj Iranit, kryesisë së tij dhe popullit të tij.
"Edhe ne do të veprojmë ashtu siç mendojmë se është adekuate në fytyrën e këtij agresioni brutal izraelito-amerikan", tha ai.
Paraprakisht, ambasadori i SHBA-së në Turqi dhe i dërguar special i Shtëpisë së Bardhë për Sirinë, Tomas Barak, e paralajmëroi Hezbollahun të mos përzihet në eskalimin e konfliktit mes Izraelit dhe Iranit. Duke fokur gjatë vizitës në Bejrut, Barak tha se çdo intervenim nga ana e grupit të mbështetur nga Irani "do të ishte vendim me të vërtetë i keq".
Konflikti filloi të rpemten kur Izraeli filloi sulme ajrore ndaj disa lokacioneve në Iran, prëfshirë objekte ushtarake dhe bërthamore, duke e nxitur Iranin të fillojë sulme hakmarrëse.
Autoritetet izraelite kumtuan se prej atëherë, së paku 24 persona janë vrarë, ndërsa qindra janë lënduar në sulmet raketore iraniane.
Në Iran, sipas raporteve të mediumeve iraniane, 585 persona janë vrarë, ndërsa mbi 1.300 janë lënduar në sulmet izraelite. ab/
foto: ЕPА