• e premte, 05 dhjetor 2025

Hamasi: Në sulmin izraelit në Doha humbën jetën gjashtë persona, por mbijetoi udhëheqësia e lëvizjes

Hamasi: Në sulmin izraelit në Doha humbën jetën gjashtë persona, por mbijetoi udhëheqësia e lëvizjes

Doha 9 shtator 2025 (MIA) - Anëtari i Byrosë politike të Hamasit, Suheil al Hindi për televizionin "Al Xhezira" deklaroi se në sulmin e sotëm izraelit në Doha ka disa të vrarë, por se liderët e lëvizjes kanë mbijetuar.

"Liderët e Hamasit e kanë mbijetuar këtë tentim qyqar për atentat, duke përfshirë edhe negociatorin kryesor Halil al Haja", njoftoi Al Hindi.

Ai shtoi se në sulmin kanë pësuar djali i Hajas dhe drejtori i zyres së tij.

Ndërkohë, Hamasi publikoi kumtesë ku thuhet se në sulmin izraelit jetën e kanë humbur gjashtë persona, por se ekipi negociator ka mbijetuar. bsh/

Foto: MIA Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR