• e mërkurë, 08 maj 2024

Hamasi informon se e ka marrë dhe e analizon përgjigjen e Izraelit për propozim për armëpushim në Gazë

Hamasi informon se e ka marrë dhe e analizon përgjigjen e Izraelit për propozim për armëpushim në Gazë

Gazë, 27 prill 2024 (MIA) - Hamasi bëri të ditur se e ka marrë përgjigjen zyrtare nga Izraeli për propozimi e fundit për armëpushim dhe se do ta analizojë para se të përgjigjet, thuhet në deklaratën e zëvendësshefit të grupit paraushtarak palestinez në Gazë. 

"Kemi marrë përgjigje zyrtare nga pushimi cionist për propzimin që u është parashtruar ndërmjetësuesve egjiptianë dhe katarianë më 13 prill", tha Halil Al Haja, i cili momentalisht ndodhet në Katar, në kumtesën e publikuar nga grupi. 

Pas më shumë se gjashtë muaj në Gazë, negociatat mbesin në qorrsokak, me ç'rast Hamasi  u përmbahet kërkesave të tyre se një përgjigje e tillë duhet t'i japë fund luftës.

Të enjten, SHBA dhe 17 vendet e tjera i bënë thirrje Hamasit t'i lirojë të gjitha pengjet si mënyrë që t'i jepet fund krizës.  

Hamasi premtoi se nuk do të dorëzohet para presionit ndërkombëtar, por në deklaratën e djeshme theksoi se është "i hapur për çfarëdo idesh apo propozimesh të cilat i marrin parasysh nevojat dhe të drejtat e palestinezëve". 

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Xhejk Salivani, dje deklaroi se po sheh një moment të ri  në bisedimet për dhënien fund luftës dhe kthimin e pengjeve të mbetur. 

 Më 7 tetor të vitit të kaluar, grupi militant palestinez Hamas, i cili në BE dhe SHBA është shpallur për terroriste, ka kryer sulm raketor, ndërsa më pas dhe ndërhyrje  jug zë Iuraelit, ku vrau rreth 1.200 persona, ndërsa më shumë se 200 mori  për pengje.

 Pas sulmit të Hamasit, Izraeli vendosi bllokadë në Rripin e Gazës dhe filloi operacion ushtarak, në të cilin, sipas të dhënave të fundit të autoriteteve shëndetësore në Gazë janë vrarë të paktën 34.356 palestinezë, kryesisht civilë, ndërsa 77.367 janë lënduar.

 Foto: DPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR