• e enjte, 16 maj 2024

Netanjahu dhe shefi CIA-s kanë biseduar për "pushim" për sulmin ndaj Rafah

Netanjahu dhe shefi CIA-s kanë biseduar për

Jerusalem, 8 maj 2024 (MIA) - Përfaqësuesi zyrtar izraelit ka deklaruar se drejtori i CIA-s, Bill Bërns dhe kryeministri Benjamin Netanjahu sot kanë biseduar për "mundësinë" për ndërprerje të operacioneve ushtarake në Rafah në këmbim të lirimit të pengjeve të Hamasit.

Netanjahu dhe Bërns i cili ka qenë i përfshirë në përpjejkjet ndërjtetëse në luftën mes Izraelit dhe Hamasit, janë takuar në Jerusalem si pjesë e përpjekjeve më të reja të Uashingtonit që të sigurojë armëpushim në Rripin e Gazës.

“Të dy diskutuan mundësinë që Izraeli të pezullojë operacionin në Rafah në këmbim të lirimit të pengjeve”, tha zyrtari izraelit për mediat franceze në kushte anonimiteti.

Takimi erdhi pasi bisedimet e armëpushimit rifilluan në Kajro pasi Hamasi njoftoi të hënën se kishte pranuar një propozim për armëpushim nga ndërmjetësit Egjipt dhe Katar. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR