• e hënë, 23 dhjetor 2024

Eskobari konfirmoi se në fund të këtij muaji largohet nga funksioni I dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor

Eskobari konfirmoi se në fund të këtij muaji largohet nga funksioni I dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor

Uashington, 8 maj 2024 (MIA) - I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar deklaroi sot se beson se Mali i Zi do të jetë vendi i ardhshëm anëtar i BE-së. Ai në brifing onllajn me gazetarët tha se disa vende nga Balllani Perëndimor fuqishëm janë në rrugën e integrimeve euroatlantike dhe se është i kënaqur nga kjo.

"Kjo veçanërisht vlen për anëtaret e NATO-s, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, të cilat janë plotësisht të angazhuara në gjithë procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian", theksoi Eskobar. 

Sa i përket anëtarësimit të Kosovës në KE, Eskobari theksoi se disa vende anëtare të Këshillit të Evropës kërkojnë që Kosova së pari ta formojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe (AKSHS). Ai tha se AKSHS dhe disa çështje lidhur me pakicën serbe, të cilat nuk janë përmbushur, janë kërkesa të vazhdueshme. "Kjo është ajo që e nxit shqetësimin se Kosova ndoshta nuk do t'i ketë votat për Këshillin e Evropës", deklaroi sot Eskobari.

Ai përkujtoi se SHBA-ja nuk ka votë në këtë organizatë evropiane për të drejtat e njeriut, por qëndrimi i Uashingtonit është se "Kosova duhet të jetë anëtare e plotfuqishme e Bashkimit Evropian, NATO-s dhe Kombeve të Bashkuara dhe SHBA-ja do të vazhdojë të punojë në këtë". 

"Sa i përket integrimit evropian, mendoj se është me rëndësi që Kosova t'i dëgjojë aleatët e saj evropianë dhe të punojë me aleatët evropianë, sepse e fuqizojmë kandidaturën e Kosovës në të gjitha strukturat euroatlantike", shtoi ai.

Gjatë kësaj bisede onllajn me gazetarët, Eskobari, të cilit mandati i përfundon në fund të këtij muaji, tha se i vjen keq që gjatë mandatit të tij marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve, e arritur mes Kosovës dhe Serbisë, nuk ishte zbatuar gjatë vitit të kaluar.

Ai i akuzoi të dyja shtetet për mospërmbushjen e detyrimeve të cilat dalin nga kjo marrëveshje dhe nga aneksi për zbatimin e saj.

Eskobari konfirmoi se largohet nga funksioni i dërguari i posaçëm për Ballkanin dhe se i ka përfunduar mandati trevjeçar. Ai sqaroi se mandati në fakt është dy vite, por se ka kërkuar të mbetet në atë funksion edhe një vit. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR