• e hënë, 23 dhjetor 2024

Numri i viktimave në përmbytjet në Brazil është rritur në 100, ndërsa 128 persona po konsiderohen të zhdukur

Numri i viktimave në përmbytjet në Brazil është rritur në 100, ndërsa 128 persona po konsiderohen të zhdukur

Brazili, 8 maj 2024 (MIA) - Numri i viktimave në përmbytjet në shtetin brazilian Rio Grande do Sul është rritur në 100, kumtoi sot drejtoria shtetërore për mbrojtje civile.

Shërbimet e shpëtimit informuan se 128 persona po konsiderohen të zhdukur.

Presidenti brazilian Luis Inasio Lulla da Silva të martën kërkoi nga Kongresi të shpall gjendje të jashtëzakonshme pasi përmbytjet kanë kapluar më shumë se dy të tretat nga pothuaj 500 qytete në vend, për të cilin shkak janë shpërngulur rreth 150.000 njerëz. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR