• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ambasada amerikane mirëpret vendimin e qeverisë së Kosovës që të lehtësojë ndërrimin e patentë shoferëve serbe

Ambasada amerikane mirëpret vendimin e qeverisë së Kosovës që të lehtësojë ndërrimin e patentë shoferëve serbe

Prishtinë, 8 maj 2024 (MIA) - Ambasadori amerikan në Prishtinë Xhef Hovenier ka përshëndetur sot vendimin e Qeverisë së Kosovës për lehtësimin e shkëmbimit të patentë shoferëve të Serbisë me patentë shoferë të Kosovës si dhe dhënien e tyre.

Ai në platformën Iks ka shkruar se SHBA mbështet përpjekjet që mundësojnë integrimin e mëtejshëm dhe përmirësimin e vizionit të përbashkët për Kosovë gjithëpërfshirëse dhe multietnike.

“SHBA mirëpret vendimin e qeverisë së Kosovës për të lehtësuar dhënien e patentë shoferëve të Kosovës për të gjithë qytetarët e Kosovës. Ne mbështesim përpjekjet që mundësojnë integrimin e mëtejshëm dhe avancimin e vizionit tonë të përbashkët për një Kosovë gjithëpërfshirëse, multietnike”, ka shkruar Hovenier.

Me vendim të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, të gjithë serbët që jetojnë në Kosovë nga 9 maji deri më 9 gusht të këtij viti mund të ndërrojnë patentë shoferët e tyre serbe me patentë të Kosovës.

 

QËNDRONI TË LIDHUR